Nargjilet do ndalohen me ligj

Pas duhanit në ambientet mbyllur, tani do të ndalohen edhe cigaret me ngrohje dhe ato elektronike shisha nargjile. Në Komisionin e Shëndetësisë, janë prezantuar ndryshimet që do bëhen në ligjin antiduhan. Ndërkohë që janë forcuar masat ndëshkuese për subjektet që shkelin ligjin.

Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1-vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme.

Ligji anti-duhan nisi të zbatohej në vitin 2014 ku restorante bare dhe lokale ndaluan konsumimin në ambiente të brendshme. Mesa duket subjektet kanë filluar të shkelin ligjin, ndaj është parë e nevojshme perforcimi i masave. Sipas statistikave 25 % e vdekjeve të parakohshme tek meshkujt kanë shkak duhanpirjen dhe 9.1% e vdekjeve para kohe tek femrat kanë shkak duhanin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?