Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Aleksandër Lalo

Kompozitori i njohur Aleksandër Lalo është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme. Aleksandër Lalo është kompozitor shqiptar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.

Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht ka arritur vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë të mrekullueshme.

Në kohën që është raportuar për vdekjen e kompozitorit të madh shqiptar, Aleksandër Lalo, mijëra shikues po e ndiqnin atë “live” në programin e së dielës në TV Klan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Televizioni Klan ka ndërprerë transmetimin e programit muzikor C’est la vie pas ndarjes nga jeta të kryetarit të jurisë, kompozitorit të njohur, Aleksandër Lalo. Lalo u nda nga jeta sot në në një spital në Tiranë, në moshën 68 vjeçare. Vetë Tv Klan ka pranuar se emisioni ka qenë i regjistruar dy ditë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?