Ndalohen 4 efektivë të Drejtorisë së Burgjeve, ja emrat

Sektori i Krimeve të Rënda Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Shërbimet e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Burgjeve, bënë ndalimin e 4 efektivëve të Drejtorisë së Përgjithshme  të Burgjeve Tiranë:

Viktor Kalemi, 49 vjeç

Gëzim Muka, 44 vjeç

Swiss Digital Desktop Reklama

Adriatik Allushi, 56 vjeç

Swiss Digital Mobile Reklama

Pali Bushgjokaj, 56 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Këta shtetas duke qenë me detyrë në ruajtjen e personave të dëmtuar në spital lidhur me ngjarjen e datës 07.04.2017 dyshohen të kenë shpërdoruar detyrën duke lejuar futjen e sendeve të kundraligjshme.

Këta shtetas, u ndaluan  pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 22.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?