Ndërprerja e energjisë, OSHEE: Defekt në nënstacionin qendër

OSHEE ka sqaruar se ndërprerja e energjisë elektrike në stadiumin “Selman Stermasi” ka ardhur si shkak i një defekti në nënstacionin në qendër.

Sipas OSHEE janë stakuar disa fidra në nënstacionin qendër ku si pasojë disa zona janë pa energji elektrike.

OSHEE thekson se po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë në stadium, ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit u shty për ditën e nesërme në orën 14:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?