Ndërron jetë 75-vjeçari në Spitalin Infektiv, arrin në 17 numri i viktimave nga COVID19

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë sot një pacient 75-vjeçar. Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. “Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 27 raste të reja me COVID19. Shifrat janë bërë publike sot Ministria e Shëndetësisë, teksa raportoi mbi testimet e fundit që janë bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.
Një ditë më parë numri i të prekurve me virusin në vend ishin 277 persona, ndërkohë që numri i të vdekurve u rrit në 16.
Rastet më të shumta janë regjistruar në qytetin e Shkodrës. Në total numri i personave të konfirmuar pozitivë me COVID-19 është 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

SHKARKO APP