Ndodh vetëm në Shqipëri! Vlonjati s’voton dot se kanë votuar në emrin e tij

Një rast i pazakontë ka ndodhur sot në Vlorë.

Një qytetar në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar është surprizuar kur ka ikur të votojë mëngjesin e sotëm.

Kur qytetari ka paraqitur dokumentin e identifikimit para komisionit, ka mësuar se emri i tij rezultonte të kishte votuar më herët gjatë ditës së sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fill pas kësaj, shtetasi F.S, 59 vjeç, ka denoncuar rastin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, ka filluar hetimet mbi bazën e këtij kallëzimi të bërë nga 59-vjeçari.

“Më datë 25.06.2017, ky shtetas ka bërë kallëzim se sot rreth orës 09:30, është paraqitur për të votuar në Qendrën e Votimit 4489, e cila ndodhet në lagjen “1 Maji” Vlorë dhe nuk ka mundur ta ushtrojë të drejtën e votës pasi nga ana e Komisionit të kësaj Qendre Votimi, pas verifikimit në listat e votuesve ka rezultuar se me të dhënat e këtij shtetasi ishte kryer njëherë votimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me këtë rast, Policia ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, si dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?