Ndriçim Xhepa mposht sëmundjen e rëndë
Ditën e premte aktori i madh shqiptar, Ndriçim Xhepa i është nënshtruar një operacioni në mushkëri dhe gjithashka ka përfunduar mirë. Këtë e ka konfirmuar nëna e aktorit Margarita Xhepa e telefonuar nga “Report TV”. Ajo është shprehur se “ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses. Jam shumë e gëzuar, sepse masa që kishte në mushkëri iu hoq dhe tani ai gëzon shëndet të mirë”. Pak kohë para se t’i nënshtrohej operacionit tha se gjendja e tij mbetej e mirë dhe s’kishte vend për t’u alarmuar.

