Ndriçohet Tirana, “vishet” me ngjyrat e festës, pse këtë vit ndryshoi rregulli

Edhe pse festat e funditvitit duan edhe një muaj që të vijnë, Kryeqyteti ka nisur që të ndricohet dhe të vishet me ngjyrat festive. Dritat shumë ngjyrshe kanë zbukuruar pjesërisht Tiranën por që është vënë re që ndryshe nga vitet e tjera, ndryshe nga rregulli i pashkruar që ndiqej thuajse çdo vit nga bashkia e Tiranës, ka një arsye pse këtë vit ka nisur më herët zbukurimin e Kryeqytetit.

“Ndryshe nga viti i kaluar ne kemi filluar t’i ndezim që tani, jo për arsye specifike por për të krijuar një atmosferë të gëzueshme. Jemi në sinkron me kryeqendrat evropiane”,- bënë me dije Drejtori i Ndërmarrjes 2 në Bashki, Elton Kacidhja.

Por këtë vit bashkia ka menduar që të shtojë rrugët që do të mbulohen nga dekori me llambushka shumëngjyrëshe për ta shtrirë festën edhe ndjesinë e gëzimit edhe përtej qendrës. Sërish epiqendra e festimeve do të jetë Sheshi Nënë Tereza i cili do të rikthejë fshatin festiv duke ofruar aktivitete, sporte dhe ushqim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Simboli i festës, Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri këtë vit do të ketë një tjetër destinacion jo të largët, për shkak të punimeve në Sheshin Skënderbej. Sipërmarrjet private angazhimin për festa nuk e kanë harruar edhe këtë vit për zbukurimin e objekteve dhe rrugëve kryesore. Edhe pse ndriçimi dhe atmosfera çdo ditë e më shumë po mbulon Tiranën, 6 dhjetori do të jetë dita kur zyrtarisht ndizet Pema simbol e festës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?