Ndryshimet në Statutin e PD/ Endira Bushati ngre një sërë pikëpyetjesh

Anëtarja e Partisë Demokratike, Endira Bushati, ka reaguar pas propozimeve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD,  Edith Harxhit dhe Edvin Kullurit, për ndryshime në Statutin e PD-së.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se çdo anëtar i PD-së, mund të propozojë ndryshime statutore, propozime të cilat t’i adresohen Kuvendit Kombëtar si organi më i lartë, por ajo ngre dyshime nëse është apo jo Statuti problemi i gjendjes në të cilën ndodhet PD.

“Çdo anëtar i Partisë Demokratike mund të propozojë ndryshime në Statut….
Propozimet mund t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar….si organi më i lartë i partisë…
Po…a ishte Statuti “fajtori” që shkaktoi këtë gjendje në PD???
Dhe… si u zgjidh çështja e përgjegjësisë për shkeljen e Statutit????
Së fundmi…cili është kuptimi i fjalisë “mbaj unë përgjegjësi”??????”, – shkruan Endira Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?