Ndryshojnë procedurat për azilkërkuesit

Në fillim të vitit Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët në Gjermani, (BAMF) punoi me ritëm të lartë, por tani ndryshime në personel po sjellin vonesa të reja në trajtimin e kërkesave.

Siç njofton gazeta “Nürnberger Nachrichten”, BAMF ka arritur të trajtojë në muaj deri në 50.000 kërkesa të azilit në fillim të vitit. Kjo shifër tani ka rënë në 15.000-18.000 raste. Deri në fund të vitit kjo instancë duhet të trajtojë edhe 44.000 kërkesa për azil, por nga shtatori kësaj shifre i shtohen 52.000 kërkesa të mbetura nga e shkuara si edhe 48.000 kërkesa të reja për azil.

Ngadalësimi në procesin e trajtimit të kërkesave për azil lidhet me uljen e numrit të vendeve të punës aktualisht në BAMF. Nga ana tjetër sipas autoriteteve të Ministrisë së Brendshme, numri i azilkërkuesve shqiptarë është ulur ndjeshëm krahasuar me vitin 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zvministrja e Brendshme, Rovena Voda thotë për Top Channel se po zbatohen me përpikmëri marrëveshjet me qeverinë franceze dhe atë italiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?