FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në 100-vjetorin e saj, Prefektura e Tiranës organizon ekspozitë historike dhe veprimtari solemne

Prefektura e qarkut Tiranë nën kujdesin e kreut të saj, Shkëlqim Hajdari, do të organizojë nesër (24 qershor), veprimtarinë përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, një institucion me rëndësi të veçantë në historinë e administratës shtetërore shqiptare. Aktiviteti do të nisë në orën 19:00 me pritjen e të ftuarve dhe vizitën në Ekspozitën Fotografike Historike të Prefekturës së Tiranës, ku do të ekspozohen fotografi dhe dokumente arkivore që pasqyrojnë historinë dhe veprimtarinë e institucionit përgjatë një shekulli. Veprimtaria synon të vlerësojë kontributin 100-vjeçar të Prefekturës së Tiranës në shërbim të shtetit, institucioneve dhe qytetarëve, si dhe të sjellë në vëmendje rrugëtimin historik dhe rolin e saj në zhvillimin e administratës publike shqiptare. Aktiviteti do të përmbyllet me një koktej rasti.

PROGRAMI I VEPRIMTARISË

100-VJETORI I PREFEKTURËS SË TIRANËS

Swiss Digital Desktop Reklama

24 Qershor 2026

Swiss Digital Mobile Reklama

Prefekti i Qarkut Tiranë

Moderatore: Znj. Suela Demiri

19:00-19:30-Pritja e të ftuarve dhe vizita në Ekspozitën Fotografike Historike të Prefekturës së Tiranës, me fotografi dhe dokumente arkivore që pasqyrojnë historinë dhe veprimtarinë e institucionit ndër 100 vite.

19:30-Himni Kombëtar i Republikës së Shqipërisë

19:35-Hapja e veprimtarisë-Nga moderatorja, Znj. Suela Demiri.

19:40-Fjala përshëndetëse (5 minuta)-Z. Shkëlqim Hajdari, Prefekt i Qarkut Tiranë-Tema: “Tirana, Kryeqyteti i Shqipërisë – 100 Vjet Prefekturë”

19:45-Fjalë përshëndetëse (5 minuta),Sh.T.Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë

19:50-Fjalë përshëndetëse (5 minuta) Z. Ruzhdi Keci-Ish-Prefekt i Tiranës (2005–2009)

19:55-Referat (5 minuta)-Prof. Nevila Nika-Tema: “Historiku i Krijimit të Prefekturës së Tiranës”

20:00-Referat (5 minuta)-Prof. Dr. Ago Nezha-Këshilltar i Prefektit-Tema: “Fuqizimi i Rolit të Prefektit si Urë Lidhëse ndërmjet Pushtetit Vendor dhe Qytetarëve”

20:05-Mbyllja e veprimtarisë

20:10-Koktej rasti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?