Në gjendje të dehur rreh gruan dhe djalin, pranga 50-vjeçarit
Aktualitet E Premte, 7 Maj 2021 21:46
Një 50-vjeçar, në gjendje të dehur, ka dhunuar gruan dhe djalin e tij adoleshent, ndërsa ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.
Burime zyrtare bënë me dije se Kastriot Brahimaj, banues në Orikum dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases E.B., 43 vjeçe dhe djalit të tij K.B., 16 vjeç.
Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Dhunë në familje”.

