Në Itali gjendet ilaçi që lufton koronavirusin. Në 24 orë ka shëruar dy të prekur

Kur në Itali shifrat e të vdekurve dhe të prekurëve nga koronavirusi vetëm rriten, një lajm i mirë vjen nga bluzat e bardha. Një mjek nga spitali i Napolit, ka sugjeruar futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e koronavirusit edhe të një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”, i cili përdoret kryesisht për kurimin e artritit tek pacientët.

Siç raporton “Reppublica“, mjeku Paolo Ascierto është shprehur se ka trajtuar me këtë medikament dy persona të prekur me koronavirus dhe trupi i tyre ka reaguar në mënyrë të shkëlqyeshme gjatë 24 orëve të fundit.

Mjeku nuk thotë se çfarë efekti ka ky medikament tek trupi i pacientëve, megjithatë ai këmbëngul se tek ata ku e ka përdorur ka vërejtur përmirësime të dukeshme brenda 24 orëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Itali është rritur në mënyrë të frikshme numri i të vdekurve nga koronavirusi. Mbrëmjen e sotme është bërë e ditur se numri i tyre ka shkuar në 827, ndërsa janë 12,462 të infektuar, nga të cilët 1045 janë shëruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Subito protocollo nazionale per usare Tocilizumab. È efficace contro la polmonite da Covid 19”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?