Në kërkim për aferën e inceneratorëve, ndalohet në Austri Stela Gugallja. SPAK: Jemi në proces ekstradimi
Është ndaluar në Austri, Stela Gugallja, emri i së cilës është përfshirë në aferën e inceneratorëve. Ajo ishte shpallur në kërkim nga SPAK për këtë aferë, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
”Jemi në proces për të ekstraduar Stela Gugalljan, kemi dërguar kërkesën në Austri”,- njofton SPAK-u.
“Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykaten e Vjenës, në Austri, është duke u kryer proçedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqiperi, në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase”, kanë shpjeguar nga SPAK.
Kujtojmë që për aferën e inceneratorëve prapa hekurave janë edhe disa ish-zyrtarë të lartë shtetërorë, si ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.
Por pas këtij ndalimi do të kemi surpriza të pakëndshme në mazhoranca. SPAK-u po ngjitet më lart se deri më tani…