Në mjetin e Sotës ishin 4 persona dhe ka patur më shumë se 863 mijë euro
Gazetari Basir Çollaku ka këmbënglur se ka detaje të reja dhe të sakta lidhur me arrestimin e orest Sotës. Sipas tij, Sota e ka blerë Land Roverin 5 ditë para arrestimit dhe nuk është në emrin e tij, por në emrin e një subjekti.
Çollaku ka shtuar se mjeti prej kohësh ka qenë nën përgjim dhe operacioni ëhstë dekonspiruar.
“Përpjekja e policisë për të mos i dhënë njoftimet reale se me çfarë mjeti ka lëvizur personi i ndaluar sepse ka qenë në përgjim të autoriteteve të huaja dhe ajo që unë di ka të bëjë me faktin që operacioni është lënë në mes dhe është dekonspiruar. Paratë që janë gjetur janë kusur dhe mjeti ishte nën vëzhgim për të parë se ku do të shkonin këto para.
Në mjet kanë qenë 4 persona. Personat që janë larguar kanë marrë sasinë më të madhe të parave kur janë larguar. Në mjet ka qenë edhe një nga personat në kërkim, pjesë e grupit kriminal të trafikut, duke shoqëruar ngarkesën e parave”, tha Çollaku.

