Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në përvjetorin e kalimit në amshim të ipeshkvit dhe lëvruesit të shqipes, Frang Bardhi

Aktualitet E hënë, 1 Korrik 2024 16:06
Në përvjetorin e kalimit në amshim të ipeshkvit dhe lëvruesit të shqipes, Frang Bardhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Në fillim të muajit korrik po kujtojmë ipeshkvin dhe shkrimtarin e letërsisë së vjetër shqipe, imzot Frang Bardhin (1606 – 1643), në përvjetorin e vdekjes, më 1 korrik të vitit 1643.

Kështu, ipeshkvi shqiptar imzot Frang Bardhi, qe shkrimtar i letërsisë së vjetër shqiptare dhe luftëtar i patrembur për çlirimin e popullit shqiptar nga pushtuesi osman. Ai i përket aradhes së atyre priftërinjve e ipeshkvijve shqiptarë, të cilët duke kultivuar gjuhën shqipe kishin si synim shpëtimin e kombit nga asgjësimi e falimentimi politik e fetar.

Në letrën drejtuar lexuesve shqiptarë, në hyrje të veprës së tij ‘Fjalori Latinisht-Shqip’, imzot Bardhi shpalos arsyet që e shtyn të shkruan ‘Dictionarium Latino-Epiroticum’ una cum nonullis usitatiorbus loquendi formulis – Romae – 1635. Pasi kishte medituar gjatë, se si mund të ndihmonte më së miri nga njëra anë në ruajtjen e gjuhës kombëtare e cila dita ditës shkonte duke humbur e çoroditur dhe në anën tjetër si t’u vinte në ndihmë shërbëtorëve të altarit, meshtarëve, të cilët duke mos ditur mirë gjuhën latine, nuk mund të ushtronin me ndërgjegjësim shërbimin e misionit të tyre, ai vendosi  të përpilonte një fjalor latinisht-shqip. Sipas tij kjo vepër ishte një libër i dobishëm.

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 8 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 8 orësh
Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Para 8 orësh

Imzot Frang Bardhi lindi në Kallmet të Zadrimës në vitin 1606. Studioi në Kolegjin kishtar të Loretos në Itali dhe në atë të Propaganda Fide-s të Selisë së Shenjtë Collegium Urbanum, themeluar më 1626 nga Papa Urbani VIII, në Romë. Pas shugurimit meshtarak e misionit në famulli kishtare të zonave të ndryshme, Imzot Frang Bardhi u emërua ipeshkëv në dioqezën e Sapës. Krahas misionit dhe punës së tij meshtarake, e pastaj asaj ipeshkëvnore, imzot Frang Bardhi pati një kujdes të veçantë për kultivimin e kulturës shqipe dhe për përparimin e popullit shqiptar, e kështu zhvilloi edhe veprimtari të dendura letrare dhe shoqëroro-politike.

Swiss Digital

Në korrespondencën e tij me Kongregatën e Shenjtë të Vatikanit, Imzot Bardhi flet edhe për disa përkthime në gjuhën shqipe për përdorim të klerit në shërbesa e kremtime liturgjike, për të cilat nuk dimë më shumë, nëse janë botuar apo qenë përhapur si dorëshkrime. Ipeshkvi imzot Frang Bardhi u mor edhe me përkthimin e veprave tjera katekistike, liturgjike e fetare nga italishtja e latinishtja në shqip, për formimin shpirtëror të besimtarëve të krishterë dhe për mbrojtjen e përforcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve. Por imzot Frang Bardhi njihet edhe si leksikografi i parë shqiptar, si historian i folklorit e si etnograf. Që kur ishte student në kolegj, ai pat filluar të shkruajë në latinisht vepra që më vonë e bënë të njohur.

Të dhënat biografike për imzot Frang Bardhin mund t’i nxjerrim vetëm nga korrespondenca e dendur e tij me Romën, ku tregohet zelli i tij dhe veprimtaria e palodhur për të mirën e Kombit e të grigjës së tij shpirtërore. Disa prej tyre janë: Dictionarium latino – epiroticum (1635, Romë ), (“Fjalori latinisht – shqip” dhe “Skënderbeu” (1636, Venedik) (Apologji). Këto vepra e lidhin imzot Frang Bardhin me humanizmin.

Siç përmendem, Imzot Bardhi njofton vetë se ka përkthyer edhe libra fetarë të liturgjisë, katekizma e tjerë, të cilët sot nuk njihen, dhe se ka shkruar disa relacione për viset shqiptare, të cilat kanë vlerë historike. Në veprimtarinë e tij shoqëroro-politike imzot Frang Bardhi do të jetë në radhët e para të atdhetarëve që i përkushtohen luftës për  çlirimin e popullit shqiptar e Atdheut nga zgjedha e huaj osmane, për zhvillimin dhe përparimin e vendit e të gjuhës shqipe.

Gjendja e mjeruar e popullit shqiptar nën sundimin e egër osman, dëshira e përpjekjet për ta ndihmuar atë që të shpëtonte nga kjo robëri, ishin shqetësime që e mundonin vazhdimisht bariun shpirtëror imzot Bardhin. Kjo duket edhe në relacionet që ai i dërgonte herë pas here Papës e Propaganda Fides në Vatikan.

Ja si shprehet imzot Frang Bardhi në relacionin e vitit 1641 për rëndimet dhe poshtërimet që u bëheshin fshatarëve shqiptarë, sidomos të krishterëve, nga arbitrariteti i feudalëve turq: “Dhjetë ose pesëmbëdhjetë turq bashkohen dhe kalojnë nëpër shtëpitë e krishterëve dhe hanë e pinë sa të kenë oreks, gjithë ditën gjithë natën pa paguar asgjë. Ai i shkreti nuk mund të thotë se nuk ka bukë, verë, mish e tagji për kuajt e tyre, sepse ia përmbysin shtëpinë dhe e rrahin egërsisht. Po nuk pati, duhet të lerë peng rrobat e trupit për të ngopur lakmitë e tyre të mbrapshta …”
Relacionet e imzot Frang Bardhit kanë edhe shumë të dhëna të tjera për gjendjen shpirtërore të popullit shqiptar, për zakonet, traditën, sfidat dhe perspektivat për një të ardhme në liri e përparim.

R.SH. – Vatikan

Etiketat e lidhura

Frang Bardhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 10 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 13 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 9 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.