Kryeministri Rama vlerëson studentët kinezë që shkruajnë shqip dhe përdorin emra shqiptarë

Kryeministri Edi Rama priti në episodin e fundit të podkastit të tij “Flasim” disa studente nga Kina, të cilat kanë zgjedhur të studiojnë gjuhën shqipe dhe të angazhohen në marrëdhënie me Shqipërinë.

Rama u shpreh i impresionuar nga aftësitë e tyre gjuhësore, duke theksuar se katër prej tyre mbajnë emra shqiptarë: Lira, Adriana, Rita dhe Etleva. Ai vuri në dukje se edhe përkthyesit kinezë me të cilët ka punuar gjatë viteve kanë treguar një nivel të lartë të zotërimit të gjuhës shqipe.

Gjatë bisedës, kryeministri foli për letrat zyrtare që dërgon Ambasada e Kinës në Shqipëri, të cilat janë shkruar në një shqipe shumë korrekte, pa gabime, duke i cilësuar shembull profesionalizmi. Ai tha se kjo ishte një nga arsyet që e shtyu të ftonte këto studentë në podcast, për të njohur më afër gjeneratën e re kineze të angazhuar në marrëdhënie me vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga të ftuarat, e cila është atashe në Ambasadën e Kinës në Tiranë, tregoi se në qytetin e saj në Kinë ka shumë biznese, përfshirë edhe ato shqiptare, çka reflekton lidhjet ekonomike dhe kulturore në rritje mes dy vendeve. Studentja Lira shtoi se ka parë videoklipe në internet me kineze që flasin shqip dhe punojnë bashkë me shqiptarët në qytetin e saj, duke u habitur nga niveli i njohurive gjuhësore dhe përdorimi i gjuhës shqipe në kontekste të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama gjithashtu përmendi Universitetin e Pekinit, dega e gjuhëve të huaja e të cilit konsiderohet ndër më të mirat në Kinë. Ai theksoi se aktualisht rreth 15 studentë studiojnë gjuhën shqipe në këtë universitet, një tregues i interesit në rritje për kulturën dhe gjuhën shqiptare. Kryeministri nënvizoi rëndësinë e këtyre marrëdhënieve dhe prezencës së komunitetit kinez në Shqipëri si një urë lidhjeje midis dy popujve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?