Në podkastin “Flasim”, Rama: Projekte pilot me komunitetet për zhvillimin e turizmit në zonat natyrore

Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar planet e qeverisë për krijimin e një partneriteti mes institucioneve shtetërore dhe komuniteteve lokale në zonat turistike, me fokus mbrojtjen e natyrës dhe territorit.

Rama tha se synohet zbatimi i projekteve pilot me komunitetet që merren me turizëm. Sipas tij, këto komunitete do të organizohen në shoqata dhe do të angazhohen në mënyrë konkrete për ruajtjen e mjedisit dhe identifikimin e problematikave në terren.

Mes detyrave që mund t’u ngarkohen këtyre strukturave janë evidentimi i ndotjes, pastrimi i mbetjeve, parandalimi i ndërtimeve pa leje, raportimi i prerjeve të paligjshme të pyjeve dhe marrja e masave për uljen e rrezikut nga zjarret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu referuar Lumit të Shalës si një prej pikave me potencial të rëndësishëm turistik, kryeministri theksoi se pasuritë natyrore janë një pjesë e rëndësishme e ofertës turistike të vendit. Sipas tij, dëmtimi i këtyre burimeve mund të ketë pasoja edhe për aktivitetin ekonomik të komuniteteve që jetojnë dhe punojnë në këto zona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama nënvizoi se mbrojtja e territoreve turistike duhet të përfshijë disa aspekte, nga ruajtja e natyrës dhe higjiena, deri te kontrolli i ndërtimeve dhe mirëmbajtja e pyjeve.

Kryeministri kërkoi gjithashtu krijimin e një përgjegjësie të përbashkët mes shtetit, komuniteteve dhe operatorëve lokalë për menaxhimin dhe ruajtjen e burimeve natyrore, duke e lidhur këtë me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?