”Në shërbim të qytetarëve”, Rama zyrtarizon Tavon si kandidat për Bashkinë Himarë?

Kryeministri Edi Rama duket se ka nisur fushatën për bashkinë e Himarës. Nga Dhërmiu ku shpërndau 789 tituj pronësi, Rama sulmoi Vangjel Dulen duke e akuzuar për frymën e përçarjes që po tenton në mes të himariotëve.

Nga ana tjetër mbrojti të besuarin e tij, prefektin aktual dhe i përfolur si kandidat potencial për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavon me argumentin që është në shërbim të qytetarëve dhe jo shereve politike.

”Ç’punë ka Dule në Himarë përveçse si një qytetar i RSH me cilën të drejtë i jep gojës për të nxitur përçarje dhe folur absurditete? Ka lidhje me synimet e ca njerëzve shumë të vegjël që kanë interesa përçarjeje dhe nuk i përkasin fare këtij shekulli. Vijnë nga shekuj të tjerë, vijnë nga territoret më të zymta të historisë. Nuk mund të bëhet Himara shesh për përshesh. Aq më tepër me gjithë këto broçkulla jo po i marrin pronat, po i zhveshin këtë apo atë.

Çfarë po mohohet këtu? Asgjë, përveçse po punohet me të gjitha mënyrat që të përmirësohet çdo ditë, në doni Vangjel për punë ja ku keni prisni një Vangjel me vetulla të rënda që t’ju sjellë sherrin. Xhagajdurë e maskarenj nuk mbarojnë. Dalin minj nëpër zyrat e shtetit. Patjetër, por kur kapen minj të vësh kujën se po bëhet nami. Shqyqyr që po kapen për këtë punë, kemi bërë gjithë këtë përpjekje. Prandaj kemi ngritur dhe po ngremë më shumë çarqe për të kapur minj”,-tha Rama.

SHKARKO APP