Në Shqipëri, fëmijët bëjnë 4 km rrugë në këmbë për të shkuar në shkollë (FOTO)

Rreth 15 fëmijë udhëtojnë çdo ditë në këmbë më shumë se tre orë për të ndjekur shkollën në fshatin më të afërt që ndodhet 4 km larg Kurqelajt. Mes të ftohtit dhe lagështisë ata sakrifikojnë çdo ditë shëndetin e tyre për t’u arsimuar. Bashkia Klos nuk ka vënë në dispozicion asnjë mjet transporti. Në bazë të ligjit ajo paguan për një fëmijë 7 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo shumë sipas prindërve është e pamjaftueshme pasi asnjë drejtues automjeti nuk e merr përsipër me këtë kosto transportin e fëmijëve.

Fshati Kurqelaj jetojnë rreth 150 banorë, ku 15 fëmijë frekuentojnë shkollën 9-vjeçare të një fshati tjetër ngjitur, 4 km larg. Prindërit shpjegojnë para kamerave vështirësitë që hasin ata dhe fëmijët e tyre çdo ditë. Njëri nga prindërit tregon se duhet ta shoqërojë vetë çdo ditë fëmijën e tij 6 vjeç për në shkollë. Një tjetër pohon se djali i tij, nxënës i klasës së shtatë ka kaluar një ftohje te rëndë, për shkak të rrugës që bëjnë çdo ditë në këmbë. Fiksi udhëtoi së bashku me fëmijët duke ndjekur hap pas hapi itinerarin e vuajtjeve të tyre të përditshme.

Gazetarët në ora 7:45 nisen me fëmijët drejt shkollës, duke kaluar në një rrugë të shembur që makinat nuk kalojnë. Së bashku me gazetarët dhe fëmijët rrugës u bashkëngjitet edhe një prind që shoqëron fëmijën e vet. I pyetur nga gazetarët se pse fëmijët pjesën e rrugës që është më e mirë ta kryejnë më një mjet transporti, ai përgjigjet se për 7 mijë lekë të vjetra që u jep bashkia në muaj, nuk ofrohet asnjë makinë pasi rruga është shumë e keqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

femijet-1

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas një ore rrugë fëmijët ndaluan në një vend, që e kishin kthyer si pushimin e tyre të rrugëz në vajtje dhe në kthim. Ulen të shplodhen dhe pastaj hapin çantat e tyre të bukës. Të pyetur nga gazetarja nëse ishin lodhur, të gjithë njëzëri përgjigjen “po”. Edhe bukën që kishin me vete e ndani në dy pjesë njësoj si rrugën që përshkruanin në këmbë. Gjysmën në mëngjes dhe tjetrën pas mbarimit të shkollës, në kthim. Pas 1 orë e 30 minuta, nga larg duket shkolla. Fëmijët ndalen në një pellg uji dhe lajnë këpucët e baltosura nga balta dhe lluca e rrugës. Më në fund në ora 8:30 mbërrijnë në shkollën  “Ibrahim Tema| për të zhvilluar orët mësimore. Në këndin e shkollës, dy prej fëmijëve me të cilët udhëtuan gazetarët e Fiksit, ishin në tabelën e nxënësve të dalluar të shkollës.

Në intervistë u mor drejtori i shkollës për ta kuptuar më mirë situatën. Drejtori z. Azbi Burreli u shpreh se edhe pse i ka bërë kërkesë Bashkisë Klos për të siguruar plotësisht transportin, kjo e fundit në bazë të ligjit nuk mund të rrisë fondin për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit. Madje drejtori i cilësoi “heronj” prindërit dhe fëmijët e fshatit.

Veç kësaj problematike që rrezikon të ardhmen e fëmijëve, banorët e fshatit Kurqelaj prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, shërbimit shëndetësor dhe infrastrukturës rrugore.

Në  Njësinë Administrative Suç, përgjigja që u dha në lidhje me këtë problem nga administrator Ilirjan Çeliku është se, kjo e fundit nuk ka gjetur mbështetje as nga Prefektura dhe as nga Bashkia Klos . “Nuk kemi mbështetjen e emergjencave që varen nga Prefektura. Bashkia ka vetëm dy mjete për hapjen e rrugëve dhe e ka të pamundur ta përballojë situatën”- thotë z.Çeliku.

Ju drejtuam Bashkisë së Klosit, nënkryetari Basir Çupa  u shpreh për “Fiks Fare” se edhe pse buxheti është i pakët problemi i ujit do të marri zgjidhje vitin që vjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?