Në tre muaj 8 mijë shqiptarë u ”dëbuan” nga BE-ja
Në vetëm 3 muaj, 7 mijë shqiptarë janë kapur në tentative për të ikur nga vendi. Shqiptarët duan të ikin dhe këtë e pohoi Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj.
“Duke filluar që nga 1 gushti i vitit 2017, datë në të cilën filloi edhe zbatimi i këtyre masave, trendi i shtetasve që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së ose në Schengen është në ulje. Janë ndaluar për të ikur jashtë territorit të Shqipërisë, shtetas që nuk plotësojnë dokumentacionin e kërkuar, gjithsej 7, 315 shtetas. Nga këta janë 6, 630 shtetas të rritur dhe 682 janë minorenë, kjo për periudhën Gusht deri në Tetor 2017”.
Kjo deklaratë u bë në Rinas, në riatdhesimin e 36 shtetasve nga Franca dhe Belgjika. Zv/Ministrja Kuko u shpreh se shancet për azil janë zero. “Kjo është një thirrje ndaj gjithë shqiptarëve të cilët tentojnë të kërkojnë azil, për t’ju thënë që shanset e tyre janë zero”.

