Nën hetim tre persona për prerje të pyjeve në Korçë
Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia për prerje të paligjshme të pyjeve në fshatin Vithkuq të Korçës.
Ata janë me iniciale R.N 38 vjeç, O.B 37 vjeç dhe K.Q 37 vjeç të tre banues në Vithkuq.
Nga hetimet rezultoi se tre të sipërpërmendurit dyshohet të jenë autorë të prerjes së pyjeve në vendin e quajtur “Qafa e Martës” më datë 4 tetor.
Policia sekuestroi 10 m/kub lëndë drusore dhe 3 automjete pa targa që përdoreshin për të transportuar drutë. Të arrestuarit akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve. /tvklan.al

