Nëna dhunon psikologjikisht të birin 7 vjeç, lëshohet urdhër mbrojtje

Një fëmijë 7 vjeç është marrë në mbrojtje nga Policia pasi dhunohej nga nëna e tij.

Kjo ngjarje e pazakontë, por e vërtetë ka ndodhur në Tiranë. Ka qenë një punonjëse sociale që ka kërkuar me anë të një padie depozituar në Polici mbrojtjen e fëmijës 7 vjeç pas dyshimeve se nëna e tij, D.Zh 29 vjeç e dhunonte sistematikisht nga ana psikologjike.

Kjo u mësua nga njoftimi i policisë që bën të ditur se, “Më datë 04.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin e mitur, vjeç 7, banues në Tiranë, (kërkuar kjo kërkesë padi) nga shtetësia L.Ç, vjeç 36, banuese në Tiranë, punonjëse sociale pasi dyshohet se nëna, shtetasja D.Zh, vjeç 29, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?