Nëna tmerrohet kur njeh për herë të parë ‘nusen’ e djalit

E divocuar, Juliana u bë nënë dhe baba për djalin e saj Enean e që të dy, ata kanë kaluar momente shumë të vështira. Një fëmijëri duke parë të atit të alkolizuar, sesi ai dhunonte të ëmën dhe ushtronte dhunë dhe mbi të. Duke hedhur pas krahve të shkuarën e errët, e ku pas divorcit të prindërve Enea dhe Klevisi jeton me mamanë.

Dhuna, borxhet e mëdha të babait i takojnë të shkuarës, Julianës i duhet të kujdeset e vetme për të birin adoleshent, çka nuk është e thjeshtë. Si cdo nënë, ajo do më të mirën për djalin e saj e që shpesh ata kanë konflikte, kryesisht për faktin se Enea është pjesë e forumit rinor të Partisë Demokratike dhe kërkon të ndjekë protestat që organizojnë, por Juliana shqetësohet për sigurinë e të birit.

Enea iu drejtua “Ka një mesazh për ty” për t’i shprehur publikisht së ëmës dashurinë dhe mirënjohen, si edhe për t’i kërkuar të bëjnë paqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ideatorët e “Të Dielës Shqiptare” menduan t’i bënin një “rreng” Julianës duke i prezantuar një aktore si “nusen” e Eneas, por nuk qe një surprizë aspak e këndshme për të. Linda, studente në Akademinë e Arteve u prezantua si “Mia”, e dashura e tij me një pamje të pazakontë.

Juliana shtangu sapo në ekran u shfaq Mia e cila e quajti menjëherë “mama”. Dhe sa më shumë Mia fliste për “dashurinë” për Enean, aq më pak i përmbante lotët nëna, e cila thuajse nuk tha asnjë fjalë. Mia i tha se kishte njohur shumë djem, por asnjëri nuk kishte qenë si Enea dhe se, edhe pse vetë kishte vetëm 9-vjeçare, do ta ndihmonte “të dashurin” të shkollohej.

Përtej lojës, ai i premtoi se do të respektonte dëshirat e saj derisa të përfundonte shkollën, dhe mes lotësh i dhanë njëri-tjetrit një përqafim. E ne fund, Ardit Gjebrea i shpjegoi Julianës se në të vërtetë Mia ishte një personazh dhe duhej të qetësohej sepse shpejt, Enea do ta gjejë një partnere që t’i përshtatet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?