Nëndetësja turke zbarkon në portin e Durrësit (FOTO)
Festa e Sulltan Novruzit ka sjellë në portin e qytetit të Durrësit për një vizitë disa ditore nëndetësen turke “TCG PREVEZE S-353”. Kjo vizitë që zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit mes Forcës Detare të Turqisë dhe Shqipërisë
Në kalatën 4 të portit të Durrësit nëndetësja turke “TCG Preveze” u prit nga kuadro të Flotiljes Detare, përfaqësues të Autoritetit e Sigurisë Portuale Durrës, të Policisë Ushtarake, subjekteve private, etj.
Është hera e dytë, pas vizitës 4 ditore që zhvilloi më 29 shtator 2015, që kjo nëndetëse turke vjen sërish në Durrës. Nëndetësja 353 me gjatësi 62 m, gjerësinë 5,8 m e tonazh 1400 ton është një nga nëndetëset më moderne të flotës luftarakë detare të Turqisë.
Ditën e premte janë planifikuar të zhvillohen vizita nga ekuipazhi i saj me drejtues të lartë vendorë, ndërsa në ditët e qëndrimit do të ketë vizita të ndërsjellta të personaliteteve të larta diplomatike, ushtarake dhe vizita të qytetarëve në nëndetëse dhe të stafit ushtarak turk në objekte muzeale të vendit.


