Nesër dita më e ftohtë, temperatura në -14 gradë celcius

90% e territorit shqiptar është mbuluar nga reshje shiu dhe dëbore. E marta do të jetë dita më e ftohtë e javës, me temperatura -14 gradë celcius. Meteorologët parashikojnë që gjatë kësaj jave nuk do të ketë reshje bore në kryeqytet. Një sistem vranësirash ka përfshirë veriun dhe qendrën e vendit, gjatë pasdites ato do të zhvendosen në juglindje.

Meteorologia Adiola Bani thotë se duke filluar nga mesnata, do të kemi përmirësim të kushteve, duke bërë që e marta të jetë një ditë e ftohtë. ”Në zonat malore, minimuni do të shkojë në -14 gradë në lindje të vendit. Edhe në bregdet do të kemi temperatura -2 gradë. Kjo situatë është deri të premten. Të premten kemi rikthim të reshjeve në territor, por temperatura tipike të dimrit”.

Përsa i përket reshjeve të borës, në vendin tonë është shënuar një rekord. ”Për një javë është sasia më e madhe e borës e rënë në dy dekada, duke shënuar edhe mbi dy metra në zonat malore”. Si pasojë e paqendrueshmërisë, sinoptikanët nuk mund të bëjnë një parashikim afatgjatë: “Pas 17 janarit do të kemi temperatura tipike dimërore, por reshje më të mëdha shiu dhe bore”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?