Nesër hapet Kopshti i ri Zoologjik, ndryshon drejtimi i lëvizjes së automjeteve

Kopshti i ri Zoologjik do të hapë nesër dyert për të gjithë fëmijët e Tiranës, të cilët do të njihen me kafshët dhe mjediset e mrekullueshme të asaj hapësire të transformuar. Por, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka marrë masa edhe për ndryshimin e lëvizjes së tyre.

Më konkretisht, duke nisur nga kjo e shtunë, qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”. Përjashtim bëjnë veç mjetet e Transportit Urban, i cili do vazhdojë lëvizjen sipas itinerarit që ka realizuar deri më tani, dhe rezervojnë të drejtën për kalimin në dy senset e aksit rrugor.

Ndërsa, aksesi hyrës i kalimit të automjeteve për qytetarët, për pjesën e rrugës që kthehet me një drejtim lëvizje, do të bëhet nëpërmjet kalimit në Unazën e Madhe të Qytetit, si dhe duke e aksesuar zonën tek nyja e re, pranë Liqenit të Thatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?