Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 10:19 Alarm sigurie në Britani: Dy shqiptarë hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve emigrant i paligjshëm, janë arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi dyshohet se kanë hyrë me forcë në rezidencën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga “artist e liberal” në “autokrat e seksist” – zbehja e shkëlqimit të Edi Ramës në faqet e gazetave gjermane

Aktualitet E hënë, 26 Prill 2021 19:23
Nga “artist e liberal” në “autokrat e seksist” – zbehja e shkëlqimit të Edi Ramës në faqet e gazetave gjermane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW-

Nëse në vitin 2013 shtypi gjermanofon do ta festonte Edi Ramën si një lider, liberal, shpirtlir dhe jokonvencional, tani liderit shqiptar i ka rënë edhe thërrimja e fundit e pluhurit që mbante të shkëlqyer imazhin e tij

Interesimi i  medias gjermanofone për zgjedhjet në Shqipëri ishte relativisht i madh. Pothuajse  të gjitha mediumet kryesore  patën raportime dhe reportazhe nga Shqipëria, por këtë radhë bie në sy veç qëndrimit kritik, më shumë indinjatë ndaj liderit Rama.

“Çmagjepsja e reformatorit Edi Rama”, e ka titulluar Jana Lapper artikullin e saj në të përditshmen gjermane tageszeitung: “Kur Rama u zgjodh në detyrë me një shumicë të madhe në 2013, ai konsiderohej modern, liberal, jokonvencional … Në fakt, mandati i tij i parë në detyrë solli disa reforma, për shembull në gjyqësor. Por pas rizgjedhjes në vitin 2017, vijoi një skandal pas tjetrit.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Taz numëron: Lidhjet e ish-ministrave me krimin e organizuar, thirrjet telefonike për shitblerjen e votave nga ministrat e PS-së botuar në gazetën e madhe gjermane “Bild” në vitin 2019, duke tërhequr vëmendjen që si pasojë Rama paditi gazetën e jo të dyshuarit.

“Nga shpresëdhënës në autokrat”

Neue Zürcher Zeitung, në një artikull të korrespondentit nga Stambolli Volker Pabst, konstaton se “shpresa e një fryme të re që solli Ramën në detyrë në vitin 2013, ka kohë që është zvanitur. Në këto tetë vjet thuajse nuk është shënuar asnjë përmirësim dhe  shumë gjëra janë bërë më keq. Këtë nuk e mbulon dot as furça e jokonvencionalitetit”, shkruan Pabst më tej.”Pabst kujton miqësinë e tij me presidentin turk Erdogan dhe atë serb, Vuçiq,dhe tërheq paralele me këtë të rundit për “përshtatjen e partisë dhe qeverisë për nevojat personale, eleminimin e konkurrentëve të brendshëm duke krijuar rrjete klienteliste për të siguruar pushtetin”. 

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kancelarja gjermane Angele Merkel duke soditur albumin me piktura të Edi Ramës, në vitin 20219 në Berlin, pak përpara se Shqipëria të merrte dritën jeshile nga Bundestagu për çeljen e negociatave

Autoritar, agresiv, i papërmbajtur seksist 

Adeleheid Woelfl, korrespondentja e mirëinformuar e austriakes “Die Presse”, në një artikull në edicionin e së dielës së zviceranes “Neue Zürcher Zeitung”, e quan kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama “autoritar, agresiv, të papërmbajtur, seksist”. “Edi Rama dikur ishte për të luftuar nepotizmin dhe korrupsionin në Shqipëri, për të mbështetur mendimin e lirë dhe demokratik, për të krijuar një shoqëri më sociale, si Kryetar i Partisë Socialiste. Dikur i njohur si artist dhe karizmatik i magjepste vazhdimisht bashkëbiseduesit e tij politikë në Bashkimin Evropian. Një shqiptar të tillë nuk ata nuk kishin parë. i biri  i një skulptori dhe një doktoreshe, që kishte studiuar dhe kishte dhënë mësim në Akademinë e Arteve në Tiranë, kishte jetuar në Paris në vitet 1990 dhe më vonë kishte drejtuar Ministrinë e Kulturës së vendit të tij, konsiderohej si një njeri i lirë dhe perëndimor”.

Mund t'ju interesojë

Alarm sigurie në Britani: Dy shqiptarë hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Alarm sigurie në Britani: Dy shqiptarë hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William d...

Para 5 minutash
114 vite nga shpallja e Pavarësisë së Elbasanit, qyteti përkujton 25 Nëntorin 1912

114 vite nga shpallja e Pavarësisë së Elbasanit, qyteti përkujton 25 Nëntorin 1912

Para 23 minutash
“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj

“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj

Para 1 ore

Ekspozitë me pikturat e Ramës në Berlin, në vitin 2019

Wölfl jep si shembull ndër të tjera edhe databazën e të dhënave  të Partisë Socialiste me informacione  për mbi 910,000 votues të survejuar nga një sistem patronazhistësh e kontrolli që të kujton “periudhën e komunizmit”.

“Shqipëria me sa dukur është nëmur që çdo politikan i suksesshëm të shndërrohet brenda një kohe të shkurtër në një dhespot arrogant, thua se diktatori stalinist Enver Hoxha po kërkon vazhdimisht një formë të zbutur reinkarnacioni”.

Burimi: DW

Etiketat e lidhura

edi ramamediat gjermane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm sigurie në Britani: Dy shqiptarë hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate
Para 5 minutash

Alarm sigurie në Britani: Dy shqiptarë hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Rey Manaj largohet nga Sivasspor, sulmuesi shqiptar kërkon skuadër në janar
Para 8 minutash

Rey Manaj largohet nga Sivasspor, sulmuesi shqiptar kërkon skuadër në janar

Alarm në Francë para PSG-Roma, policia merr masa të ashpra
Para 20 minutash

Alarm në Francë para PSG-Roma, policia merr masa të ashpra

114 vite nga shpallja e Pavarësisë së Elbasanit, qyteti përkujton 25 Nëntorin 1912
Para 23 minutash

114 vite nga shpallja e Pavarësisë së Elbasanit, qyteti përkujton 25 Nëntorin 1912

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 12 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

3 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 13 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 15 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.