Nga grua figuron burrë, humb 21 milionë lekë

I ngatërruan emrin dhe nga grua e bënë burrë. Prej dy vitesh, Rolanda Zengo sorrollatet pa gjetur zgjidhje në institucionet e vendit. Ndërkohë, ajo nuk merr dot paratë që i takojnë me ligj nga kompensimi. Zengo dhe familja e saj nuk arrijnë dot të marrin paratë nga kompensimi i pronës, pasi Rolanda rezulton me emrin Roland. Pra, nga femër ajo rezulton mashkull.

“Kam dy vjet që më ka dalë emri në fletoren zyrtare për të marrë kompensimin e pronës, por rezultoj me emrin Roland dhe nuk mi japin paratë. Më thonë që rezultoj burrë dhe jo grua. Kur kam vajtur në Agjencinë e Kompensimit të Pronave më kanë thënë që duhet të sjell një certifikatë dhe një vërtetim. I kam çuar, por asgjë. Nuk di ç’të bëj! Ata një herë më thonë dorëzo certifikatën, pastaj më thonë se nuk është kompetencë e jona, por e ALUIZNI-t”, shprehet Rolanda Zengo.

“Fiks Fare” iu drejtua ALUIZNI-t, pasi është ky institucion i cili çon dokumentacionin në ATP në bazë të VKM-së për kthimin dhe kompensimin e pronave. Përgjigjia zyrtare e këtij institucion ishte një shkresë në të cilën thuhej se dokumentacioni i përgatitur ka ardhur nga Hipoteka e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëpërmjet një shkrese zyrtare Hipoteka pranoi se shkrimi i emrit gabim është një gabim material dhe se qytetarja duhet të bëjë një kërkesë për ta ndryshuar. Por ky gabim i vogël i Hipotekës i kushtoi Rolandës 21 milionë lekë të vjetra që nuk i mori dot nga shteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?