Nga kallashët tek minat, çfarë kanë dorëzuar shqiptarët në polici për 24 orë (Video)

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë dorëzuar 38 armë zjarri, 6441 fishekë, 20 krehër, 11 granata, minë kundër këmbësorisë, 3 pako dhe 1 arkë me fishekë, 10 kallëpe tritoli, 13 ndezës, 4 m fitil zjarrpërcjellës, 11 kapsolla detonatore.

Kështu janë dorëzuar në Komisariatet Nr 2, 4 ,6, të Policisë Tiranë 4 armë zjarri, 2 krehëra dhe 3360 fishekë.

Në Krujë, Durrës: Dorëzohen 4 armë zjarri dhe 1 minë kundër këmbësorie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cërrik, Elbasan: Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Cërrik 1 armë zjarri dhe 1000 fishekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Korçë: Dorëzohen 3 armë zjarri, 750 fishekë, 5 krehëra, 3 pako fishekë, 1 arkë fishekë.

Berat: Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Berat 2 armë zjarri, 5 granata dhe 600 fishekë.

Fier: Janë dorëzuar nga Komisariatet e Policisë, Fier, Lushnje, Divjakë 14 armë zjarri, 6 krehëra, 222 fishekë.

Vlorë: 3 armë, 3 krehëra, 245 fishekë, 10 kallëpe tritoli, 10 ndezës, 4 m fitil zjarrpërcjellës, 4 granata, 3 ndezës.

Gjirokastër: U dorëzuan 1 armë zjarri, 2 granata, 2 krehëra, 11 kapsolla detonatore.

Shkodër: 1 armë zjarri, 1 krehër, 110 fishekë.

Kukës: 1 armë zjarri

Dibër: 4 armë zjarri, 1 krehër dhe 154 fishekë.

Policia e Shtetit falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin në dorëzimin vullnetar të armëve, si dhe për thirrjen që ata iu drejtojnë banorëve të tjerë për të dorëzuar armët.

Policia e Shtetit iu bën thirrje dhe një herë të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje në banesat e tyre t’i dorëzojnë pranë Komisariateve të Policisë brenda datës 30 Prill.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?