Nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00 gjithçka do jetë mbyllur

Në hënën qeveria do të lehtësojë masat për lëvizjen e qytetarëve. Ndërkohë që Nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00 gjithçka do jetë mbyllur.
Njoftimi është dhënë nga kryeministri Edi Rama në Facebook. Kryeministri Edi Rama njofton se nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta?
“Nesër është dita e fundit me fashën orare deri në 13.00. Nga nesër në 13.00 deri të hënën në 05.00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi. Nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17.30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë”,- shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

SHKARKO APP