Nga Peja, Nufi mesazh të qartë: Shqipëria, shtyllë e fortë e misionit të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Kosova me një ndalesë në Komandën Perëndimore të KFOR në Pejë.

Gjatë vizitës, ministri zhvilloi një takim me efektivët shqiptarë të dislokuar në këtë mision, duke i vlerësuar ata si një shembull të përkushtimit dhe profesionalizmit të Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Në një deklaratë publike, Nufi u shpreh se ndalesa në këtë bazë ishte një moment krenarie, ku pati mundësinë të takonte trupat shqiptare, të cilët i cilësoi si përfaqësues dinjitozë të vendit në një mision ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi se Shqipëria vijon të japë një kontribut të rëndësishëm në kuadër të KFOR, duke dëshmuar jo vetëm aftësi operacionale, por edhe besueshmëri si aleate në çdo angazhim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ministrit, puna dhe përkushtimi i trupave shqiptare është vlerësuar edhe nga drejtuesit e misionit në terren. Ai përmendi në veçanti vlerësimet e Komandantit të Bazës, Kolonel Mora, si një dëshmi e qartë e rolit që luajnë forcat shqiptare në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.

Nufi nënvizoi se kontributi i Shqipërisë në këtë mision ndikon drejtpërdrejt në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe në avancimin e perspektivës euroatlantike.

Mund të jetë një imazh i teksti

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?