Nga shtatori me pagesë, miratohen tarifat e Rrugës së Kombit, 100 lekë për kuksianët

Tarifa në Rrugën e Kombit do të rinisë në 17 shtator.Burime nga grupi negociator ndërministror bëjnë me dije se për banorët e Kukësit dhe transportin publik tarifa do të jetë 100 lekë, ndërsa për frekuentuesit e shpeshtë do të ketë ulje nga 10% deri në 40% në varë të numrit të kalimeve në një muaj.

Pagesa në Rrugën e Kombit do të rinisë në 17 shtator.Burime nga grupi negociator ndërministror bëjnë me dije se është arritur marrëveshja që për banorët e qarkut Kukës dhe për 11 linja të transportit publik, tarifa do të jetë 100 lekë për një kalim.

Ndërkohë që edhe për përdoruesit e shpeshtë është vendosur ulje e tarifës e cila do të përllogaritet në bazë të lëvizjeve që do të kryhet në një muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa më shumë të udhëtojë një qytetar apo një biznes, aq më shumë ulje përfiton, e cila varion nga 10% në 40%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje-ardhje.

Kjo pagesë u kundërshtua nga banorët për të cilët në kontratën e koncesionit parashikohej që të kishte lehtësira, por vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës derisa të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë.

Kjo çoi në zemërimin e qytetarëve të Kukësit, të cilët dy ditë pas vendosjes së taksës protestuan duke djegur pikën e kalimit me pagesë.

Pavarësisht këtyre lehtësirave, banorët e Kukësit dhe drejtuesit vendorë kanë kërkuar që pagesa për ta të jetë 0 lekë.

Tarifa për qytetarët e tjerë do të mbetet 5 euro por do të ofrohet ulje në bazë të numrit të frekuentimeve.

Vendosja e tarifës u shty pas sezonit turistik edhe si pasojë e kërkesës së bërë nga bizneset kosovare dhe përfaqësuesit e qeverisë, në mënyrë që të mos rezultonte një barrë më tepër për pushuesit që vijnë nga Kosova.

Për përdoruesit e shpeshtë është parashikuar që:

Nga 10 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë përfiton zbritje në masën 10%

Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë përfiton zbritje në masën 20%

Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë përfiton zbritje në masën 30%

Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë përfiton zbritje në masën 40%

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?