Ngacmoi mes rrugës 52-vjeçaren, arrestohet i riu nga Berati
Policia e Beratit ka arrestuar një 33 vjeçar i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një grua 52 vjeçare. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Çlirim”, kur S.T., 33 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka ngacmuar seksualisht 52-vjeçaren M.M., banuese në Berat.
Mësohet se ngacmimi ka qenë rastësor, teksa gruaja ishte duke ecur në rrugë, S.T. ka nxjerrë duart nga makina dhe ka nisur ta prekë në pjesët intime.
52-vjeçarja ka vrapuar për t’u larguar, duke u drejtuar për në polici ku denoncoi 33 vjeçarin i cili banonte në një lagje me të. Kjo bëri që ai të arrestohet nga policia, nën akuzën e ngacmimit seksual./albeu.com/

