Ngjarja në 2011 – Tentoi t’u grabisë shokëve 50 mijë euro, arrestohet i dënuari
Arrestohet nga Policia e Lushnjes një 36-vjeçar nga Vlora i dënuar për vjedhje me dhunë.
Në pranga ka përfunduar Elis Kamberaj, banues në lagjen “Hajro Çakërri”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me Vendimin e datës 12.06.2013 e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “ Vjedhje me dhunë“, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative.
Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në vitin 2011 tek rrethrrotullimi i Savrës.
36-vjeçari i arrestuar në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të cilët janë arrestuar në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ka tentuar t’u vjedhë me anë të dhunës shumën prej 50 mijë euro 2 shokëve të tij.

