Ngjarja në Vlorë/ Flet dëshmitari: Ja tmerri që përjetova kur gjeta kokën e njeriut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Roms të Vlorës mëngjesin e sotëm, ku u gjet një kokë njeriu pa trupin. Ndërkohë një dëshmitar ka dhënë detaje për ‘News24’.

Gjatë një lidhje telefonike, dëshmitari i cili është bari i zonës ka thënë se ishte duke kaluar në rrugë, kur ka gjetur kokën e njeriut sipër tokës.

“Po kaloja në Karabunarë kur pashë sipër dheut një kokë njeriu. Nuk di gjë se kush mund të jetë, pasi sapo pashë kokën njoftova policinë dhe nuk e preka me dorë”- ka thënë dëshmitari. Më tej ai është shprehur se zona kryesisht përdoret për kullota dhe nuk është shumë e banuar nga njerëzit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve, dyshohet se koka i përket një personi, i cili është vrare para tre muajsh. Ajo është çuar për ekzaminime mjekoligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga këqyrja paraprake mësohet se ne kafke ka një vrime, qe mund te jete shkaktuar nga një arme zjarri.

Policia vijon kërkimet për trupin e viktimës, ndërsa sipas gazetarit Enrik Mehmeti, dyshimet e para janë se koka mund të jetë tërhequr nga kafshët, konkretisht nga ndonjë qen, por nuk përjashtohet edhe pista tjetër se personi mund të jetë vrarë dhe më pas i është hequr koka nga trupi.

Gjithashtu ka dyshime nëse viktima korrespondon me një person të zhdukur rreth 3 muaj më parë, kur familja ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e të afërmit të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?