Ngjarje e rëndë në Durrës / Ndërron jetë foshnja 2 muajshe, halla: Jetonin pa ujë e pa ngrohje

Një foshnjë 2-muajshe ka ndërruar jetë ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Sipas raportimeve të para dyshohet se foshnja vdiq nga i ftohti. Ajo jetonte me prindërit në një banesë pa ngrohje.

Prindërit e saj të moshës 22 dhe 17 vjeç ishin të papunë dhe lypnin pranë portit. Nëna 17-vjeçare e foshnjës lypte bashkë me foshnjen e saj në të ftohtë.

Ndërkohë mësohet se vajza 2-muajshe është gjetur e vdekur në banesën e familjes Bajrami nga halla e vet.  Ajo tha se prej kohësh i vëllai kërkonte punë por nuk kishte arritur të gjente dhe se banesa e familjes ishte në kushte mizore, me lagështi, pa ujë dhe ngrohje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu policia njofton se ekspertiza do të përcaktojë rrethanat e vdekjes së fëmijës.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?