Ngjarje e rëndë/ Përdhunohet vajza 13 vjeçe

Një 18-vjeçar në Fier është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçe. Në pranga është vënë Andon O., 18 vjeç, banues në Levan.

Sipas burimeve policore, vajza dhe A.O. njiheshim më parë me njeri-tjetrin. Rreth orës të orës 17:00, 13-vjeçarja është larguar me dëshirë nga banesa dhe është takuar me Andon O. Të dy largohen në një tjetër fshat.

Prindërit të shqetësuar për zhdukjen e vajzës kanë bërë denoncimin në Polici, gjë që ka vënë në lëvizje efektivët, të cilët aaritën të arrestonin adoleshentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 07.11.2017, në fshatin Levan, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur 13 vjeçe, e cila me dëshirën e saj është larguar për 2 ditë në një fshat të Fierit”, njofton zyrtarisht Policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet në ngarkim të 18-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga Neni 100/1 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?