FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ngricat, akset ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Reshjet e borës dhe ulja e temperaturave ka bërë që në disa prej akseve rrugore të ketë probleme sa i takon qarkullimit të automjeteve. Autoriteti Rrugor ka bërë të ditur akset rrugore në të cilat duhen përdorur zinxhirët për të lëvizur.

ARRSH sqaron se në Dardhë, Voskopojë, Bigell Gorricë dhe në Qafën e Qarrit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë, pasi temperaturat janë shumë të ulëta.

Në Qafë Thanë-Kapshticë ka pasur reshje të dobëta por është bërë pastrimi dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në segmenti fundor prej 20 km te aksit Ura e Cerenecit-Stebleve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë. Po kështu edhe në segmentin Lunik-Stebleve. Në Qafën e Llogarasë dhe në Qafën e Muzinës, nuk ka pasur reshje për pasojë qarkullimi kryhet pa probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?