Nikolla ”përulet” te 15-vjeçarja që bën shkollën nga shtëpia
Qarku i Dibrës ka qenë destinacioni i radhës i qeverisë “Rama 2” për këtë fundjavë. Çdo ministër ka zhvilluar një sërë takimesh pune në rajon. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla ka zgjedhur skajin më të largët të kësaj krahine për ta vizituar dhe jo më kot.
Ministrja ka shkuar në fshatin Radomirë të Kalasë së Dodës, për një qëllim tejet fisnik. Ajo ka vizituar një vajzë 15-vjeçare të paralizuar e cila jeton në atë fshat dhe është e detyruar të ndjekë mësimet nga një mësues i posaçëm që i është akorduar nga shteti shqiptar, pasi e ka të pamundur të bëjë rrugën drejt shkollës.
Mësuesi i jep mësim asaj çdo ditë dhe vajza ndjek kurrikulën që ndjek dhe çdo fëmijë tjetër në moshën e saj. Vajza me inicialet F.M e ka pasur surprizë vizitën e ministres e cila kishte shkuar së bashku me mësuesin e saj. 15-vjeçarja e cila adhuron leximin ka marrë marrë disa libra dhuratë nga ministrja Nikolla.


