Nis Maratona e Tiranës, 2500 vrapues nga 40 vende të botës
Sot zhvillohet për të dytin vit radhazi Maratona e Tiranës.
Janë 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës që marrin pjesë në maratonë. Pjesëmarrësit janë nga Azia e largët, Afrika, Amerika Latine, SHBA e Europa.
Nisja e maratonës bëhet nga sheshi “Nënë Tereza” dhe do të përshkrojë disa rrugë të Tiranës.
Në këtë maratonë janë 3 kategori: 21 km; 10 km dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe.
Çmimet janë:
Për 21 km çmimi i tretë 1 mijë euro, çmimi i dytë 1500 euro dhe çmimi i parë 2500 euro
Për 10 km çmimi i tretë 400 euro , çmimi i dytë 600 euro dhe çmimi i parë 750 euro
“We too”, çmimi i tretë 500 euro, çmimi i dytë 750 euro, çmimi i parë 1000 euro
Përpara nisjes së maratonës, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj garantoi se dita e sotme do të jetë një ditë feste për të gjithë. Ai tha uroi të gjithë pjesëmarrësit që ta shijojë këtë aktivitet.
Rrugët që do ndalohet qarkullimi i mjeteve
1- Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 00:00 e datës 13 Tetor 2017, deri në datën 14 Tetor.
- Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
2- Ndalohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Lek Dukagjini” dhe sheshin “Nënë Tereza” në datën 14 Tetor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 12:30.
- Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të në rrugën “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush”.
3- Ndalohet qarkullimi në segmentet rrugore “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Rruga e Kavajës”, deri tek rrethrrotullimi përballë “Kishës Orthodokse”, “Ded Gjo Luli”, Bulevardi “Zogu I”, “Urani Pano”, “Rruga e Barrikadave”, “George W Bush”, “Abdi Toptani” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datën 15 Tetor 2017, nga ora 05:00 deri në orën 14:00.
- Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Unaza e Mesme” përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e
Elbasanit”, “Sami Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush” deri te “Murat Toptani”, “Vaso Pasha”, “Myslym Shyri” deri tek “Sami Frashëri”, “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.
4- Itinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë si më poshtë:
- Rruga “e Elbasanit” do të devijohen tek “Ura e Lanës”.
- Rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohen tek sheshi “Avni Rustemi”.
- Rruga “e Dibrës” do të devijohen tek “Medreseja”.
- Rruga” e Kavajës” do të devijohen tek “21 Dhjetori”.
- Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.

