Nis protesta maratonë kundër importit të plehrave
Dhjetëra aktivistë dhe qytetarë të thjeshtë janë mbledhur në mbrëmjen e së mërkurës përpara parlamentit për të protestuar kundër importit të plehrave.
Protesta është njoftuar se do të nisë në orën 23:00 të mbrëmjes, por disa prej protestuesve janë mbledhur më herët.
Sipas organizatorëve ata do të qëndrojnë gjatë gjithë natës përpara parlamentit në shenjë proteste kundër importit të plehrave. Kulmi i kësaj proteste do të jetë ditën e nesërme, përpara parlamentit. Deputetë të PD-së dhe ish-Kryeministri Sali Berisha kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në këtë tubim.
Protesta organizohet nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP)

