24 orë mocion për çështjen “McGonigal”, kryeministri Rama në Kuvend pas disa javësh mungesë

Po zhvillohet seanca e gjatë maratonë, e cila është parashikuar të zgjasë rreth 24 orë, ku kryeministri Edi Rama do të japë sqarime për skandalin “McGonigal”.

Në nisje të seancës plenare, Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje për tre gratë që u vranë dje në Tiranë nga Dan Hutra.

“Dje në Kamzë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku 3 gra u vranë dhe u plagosen tre të tjera. Ngjarja e djeshme duhet të na bëjë që të reflektojmë dhe të lëvizim. Agrsori u kap dhe meriton dënimin maksimal sipas ligjit. për jetët e ndërprera tragjikisht ju ftojmë të mbajmë një minutë heshtje”, tha Nikolla.

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi është shprehur kundër rendit të ditës në seancën plenare, ku ka kërkuar që përveç Mocionit me debat, të bëhet dhe një seancë pyetjesh me kryeministrin Edi Rama. Boçi tha se Rama ka frikë nga pyetjet.

“Kam kërkuar seancë pyetjesh, interpelancë dhe nuk ka rregullore që i bashkon të treja në një. Kur kanë të njëjtën temë pse harruat që të thonit se kemi harruar të bënim dhe komisionin hetimor. Dhe Komisioni Hetimor dhe seanca e pyetjeve, është ndryshe. Ai zotëria aty lart ka frikë nga pyetjet.”, tha Boçi.

Në sallën e seancës plenare ndodhet edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe një grup i deputetëve të opozitës, të cilëve u ka përfunduar afati i përjashtimit gjatë seancave të kaluara pas tensioneve dhe debateve të forta në Kuvend.

 

SHKARKO APP