Nis sfida Shqipëri-Izrael, kuqezinjtë në fushë për 3 pikët
Ka nisur në Elbasan Arena sfida mes Shqiperise dhe Izraelit
De Biasi ka befasuar me formacionin e tij për ndeshjen me Izraelin duke lënë jashtë Ermir Lenjanin.
Në ndeshjen që luhet në Elbasan Arena në orën 20:45, tekniku italian ka vendosur të fusë Llullakun në vend të Lenjanit.
Siç pritej në mbrojtje janë Agolli, Mavraj, Gjimshiti dhe Hysaj. Mesfusha përbëhet nga Memushaj, Kukeli, Xhaka.
Nga krahët sulmuesi kryesor Bekim Balaj ndihmohet nga Llullaku dhe Roshi.

Kombetarja e Izraelit mberrin pa incidente ne Elbasan Arena
Kombëtarja e Izraelit ka mbërritur në stadiumin Elbasan Arena ku pritet të ndeshet me Shqipërinë.
Policia njofton se rruga nga Hotel Plaza në Tiranë për në Elbasan u krye pa asnjë problem.
Gjithashtu policia ka bërë me dije për perdoruesit e rruges Tirane- Elbasan dhe anasjellras se aktualisht levizja eshte e lire.
Dhe futja e tifozeve ne stadium u kontrollua me imtesi një më një nga uniformat blu.

