Nisin projektet rajonale rinore, Borchardt: Rinia rol kyç për sigurinë e paqen

Zhvillimet e fundit në rajon, tregojnë edhe një herë se marrëdhëniet mes nesh kanë nevojë për më shumë bashkëpunim. Kështu u shpreh Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, në mbledhjen e dytë të bordit të Zyrës Rajonale të Rinisë, RYCO, e krijuar pas marrëveshjes së 6 kryeministrave.

Klosi: Zhvillimet e kohëve të fundit dëshmuan se marrëdhëniet në rajon kanë shumë nevojë të shikohen me shumë vëmendje e kujdes. Ndaj kjo nismë, është kaq e rëndësishme sepse punon në drejtimin e një konsolidimi ndërmjet të rinjve, që janë edhe gjeneratat që do të trashëgojnë këtë rajon dhe e ardhmja jonë.

Bashkëpunim dhe mbështetje është ofruar edhe nga ambasadori i prezencës së OSBE, Bernd Borchardt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Borchardt: Rinia ka rol thelbësor për forcimin e sigurisë dhe konsolidimin e paqes dhe demokracisë. OSBE mirëpret këtë nismë të vendeve të Ballkanit për tu angazhuar më shumë në nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Prezenca e OSBE ka qenë mbështetëse e fortë e kësaj fryme. Duhet të mundësohen aktivitete dhe diskutime rreth rinisë, radikalizmit, paqes dhe sigurisë. Ai do të mundësojë diskutime rreth rinisë, radikalizimit, paqes dhe sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngritja e kësaj zyre është angazhim i dalë nga procesi i Berlinit mes kryeministrave të 6 vendeve të Ballkanit dhe ajo u hap më 8 dhjetor 2016.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?