Një avion në qendër të Kuçovës

Bashkia e qytetit Kuçovë në bashkëpunim më komandën forcave ajrore, kanë vendosur që në qendër të qytetit të montohet një avion, “Mig 17”. Dihet se qyteti Kuçovës me krijimin e tij ka qenë në erën e gazit dhe zhurmës së avionëve. Në 23 prill 1955 në aerodromin e Kuçovës u ulën për herë te parë avioni “Mig 17” . Ky avion sot gjendet në qendër të qytetit, pranë Shtëpisë së Oficerëve, si një kujtim i bukur i kohëve të arta e kohës kur Kuçova ka qenë në lulëzimin.

Me rritjen dhe zhvillimin e shpejtë të aviacionit ne Shqipëri, erdhi duke u rritur edhe kërkesa për plotësimin detyrave të reja operative. Për këtë u mendua krijimi i një baze ajrore të madhe në jug të vendit, dhe si pozicioni më i përshtatshëm nga pozitat gjeografikë u caktua vendndodhja në jug të qytetit naftëmbajtes të Kuçovës (në atë kohë Qyteti Stalin).

Punimet për ndërtimin e bazës filluan aty nga viti 1952. Që prej fillimit të viteve 2000 baza ajrore e Kuçovës, e njohur ndryshe si “Aerodromi i Qytetit Stalin” nuk funksionon më si e tillë. Uturima e reaktivëve “MIG” nuk dëgjohet më, edhe pse një pjesë e mirë e tyre janë sërish aty por jo në gjendje pune…

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata tashmë janë vetëm relike dhe dëshmi e pakundërshtueshme e asaj që ka qenë dikur baza ajrore e Kuçovës, e cila sot është kthyer në një garnizon që shërben për ruajtjen eaurodromit. Aerodromi, ishte një pjesë e rëndësishme e ushtrisë shqiptare, por dhe krenari e vendit. Në vitet në vazhdim si detyrë kryesore ka qenë modernizimi i infrastrukturës për plotësimin e standardeve dhe kushteve të aerodromit të Kuçovës .200 avionë që deri dje ishin krenaria e ushtrisë shqiptare, sot ata janë hedhur në ambientet e aurodromit .Në Kuçovë ka rreth 20 vjet që nuk është dëgjuar më zhurma e motorave të reaktivëve, të cilët u bënë pjesë e jetës kuçovarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dilaver Xhelili

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?