Një deputete e PS në prokurori për dosjen ‘Habilaj’
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” është duke u diskutuar për çështjen e flet-arresteve që u lëshuan për ish-drejtuesit e lartë të Policisë. Gjatë emisionit moderatori, Blendi Fevziu lexoi një mesazh që thoshte se një deputete e Partisë Socialiste dhe ish-zyrtare e lartë është thirrur për të dëshmuar për çështjen e “dosjes habilaj” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
“Një deputete e Partisë Socialiste ish-zyrtare e lartë është thirrur për të dëshmuar në prokurori për ‘dosjen habilaj’,”- ky ishte mesazhi që lexoi Fevziu në emisionin Opinion.

