Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet në burgun e Fushë-Krujës

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313” në burgun e Fushë-Krujës.

Përmes avokatit të tij, Bami pretendon se në këtë burg, por edhe IEVP-të e tjera në vend, ndodhen të izoluar persona që në të kaluarën kanë siguruar kushte për eleminimin e tij fizik.

Po sipas avokatit, në takimin që ka pasur me Bamin në ambientet e burgut “Jordan Misja” (313), ka konstatuar se klienti i tij ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, se po mbahet në kushte jo të mira dhe është në stres të vazhdueshëm për shkak të pranisë në këtë institucion të personave të të arrestuarve për akuzën e “vrasjes” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto kushte, avokati i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve transferim të menjëhershëm, në një institucion tjetër ku nuk ndodhet persona që paraqesin rrezik për jetën e tij dhe se aktualisht, më i përshtatshmi në këtë drejtim, prej tij pretendohet burgu i Fushë-Krujës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?