Një grua i merr mbi 38 000 euro 49 vjeçarit duke e mashtruar

Një 55 vjeçare banuese në Tiranë, po ndiqet penalisht nga policia. Shtetasja me inicial V.H, duke nisur në vitin 2007, i ka marrë me mirëbesim 38 400 € shtetasit I.S. 49 vjeç, banues në Durrës, “me qëllim për të blerë një shtëpi”.

Shtetasi I.S. ka bërë kallëzim më datë 26.01.2017, pasi nuk ka marrë as banesën dhe as nuk paratë që i ka dhënë shtetases V.H.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën  penale “Mashtrimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

/Ora News/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?