Një i burgosur prapë në hetim nga prokuroria, iu gjet drogë në qeli
Një i burgosur në burgun e Rrogozhinës do të përballet sërish me drejtësinë për shkak se në ambientet e qelisë i janë gjetur lëndë narkotike, pa përcaktuar lloji.
Policia bën me dije se pas kontrollit të ushtruar nga policia e burgjeve, shtetasit Romeo Osmani, 24 vjeç, banues në Fier iu gjetën 73.4 gramë drogë.
Për rastin, policia e burgjeve ka referuar materialet në Prokurorinë e Kavajës. Punohet për përcaktimin e llojit të lëndës narkotike.
/Ora News/

